Shqiperia

Të shtëna me armë në Shkodër, një person qëllon drejt…

te shtena me arme ne shkoder nje person qellon drejt
te shtena me arme ne shkoder nje person qellon drejt

Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Dyshohet se një person, shtetasi i identifikuar si Viktor Marku pas është konfliktuar me disa persona të tjera, ka qëlluar me armë në ajër dhe më është larguar. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb, se Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.

Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts