I dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, kush është Viktor Marku, i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër

i dyshuar per vrasjen e hekuran billes ne tirane kush eshte viktor marku i cili qelloi me arme zjarri ne shkoder





































Viktor Marku, i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër, është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

viktor marku hekuran billa

Ai u arrestua nga policia, por që më pas është liruar për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës.

Raportohet se Viktor Marku gjatë mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të bustit të Prekë Calit.

Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur.

Arrestimi për vrasjen e Hekuran Billës

40-vjeçari Hekuran Billa, me precedentë penalë, u ekzekutuar mbrëmjen e 11 Qershorit 2020 me një amrë zjarri me silenciator.

Atentati ndodhi rreth orës 22:00, në momentin që viktima po lëvizte me makinën e tij të llojit “BMW X6”, në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’.

 Sebastiano Mali
Sebastiano Mali

Më 18 Qershor u arrestua 26-vjeçari Sebastiano Mali,  i dyshuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit. Sebastiano Mali është nipi i Prel Markut, ekzekutuar në Angli vite më parë nga Hekuran Billa.

Ndërsa tre ditë më pas, Viktor Marku u arrestua nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e  shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit”, njoftoi policia në atë kohë.

Por të dy mohuan përfshirjen në ngjarje. Në dëshminë e tij para policisë, Sebastiano Mali ka deklaruar se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë dhe se kishte marrë një mjet “BMW” X6 me qira për të lëvizur.

Ndërsa i pyetur për lëvizjet e tij natën e krimit në zonën ku u vra Billa, Sebastiano Mali nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën por se ka qenë në zonë për qejf.

Viktor Marku ne gjyq
Viktor Marku ne gjyq

Ndërsa avokati i Viktor Markut deklaroi për mediat në atë kohë se Policia duhet të gjente autorët e vërtetë të krimit. Mes të tjerash, ai tha se të dy, dajë e nip, Viktor Marku dhe Sebastian Mali, nuk kishin lidhje me ngjarjen, duke shtuar se ky i fundit ishte një student i shkëlqyer i Juridikut.

Ndërsa theksoi se Sebastian Mali kishte kaluar në atë rrugicë ku kishte ndodhur krimi (në zonën e Komunës së Parisit) për të blerë gjëra personale.

“Janë disa shkelje në ndalimin e klientit tim. Janë procedura që i di mirë Policia Gjyqësore. Në relatimin që u bë nuk konstatohet një urdhërndalim. Kodi parashikon që të ketë urdhërndalim dhe kjo nuk u konstatua. Kjo ishte A-ja! Janë nip e dajë, nuk kanë lidhje me ngjarjen, Policia të gjejë autorët. Sebastian Mali është student i Juridikut, student i shkëlqyer. Ai ka të drejtë që të lëvizë rrugicave, ka shkuar që të blejë gjëra personale”, pohoi avokati.

Ndërkohë, Viktor Marku tha për hetuesit se kishte qenë në Mal të Zi për punë dhe se nuk kishte lidhje me ngjarjen në fjalë.

Organi i akuzës në atë kohë ngriti dyshime se Viktor Marku shfaqej në një moment në kamera teksa zbriste nga makina tip “Smart”, marrë me qira dhe ngjitej në automjetin “Mercedes Benz”, i vjedhur në Shkodër, që u përdor në atentat.

Prokuroria deklaroi se në makinë ishte ngjitur edhe një person i dytë. Gjithashtu akuzat e ngritura ndaj Viktor Markut ishin siguruar edhe një dëshmi e pronarit të makinës që ka marrë me qira në Shkodër.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, ngjarje për të cilën Billa u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike, dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Pushimi i çështjes për dajë e nip

Më 17 Mars 2022, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës. Për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Markun, konkretisht dajë dhe nip u shua masa e sigurisë.

Gjithashtu, akuzat ranë edhe për Adjola Lakrën, që dyshohej se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

Dajë dhe nip u akuzuan se organizuan dhe vranë Hekuran Billën, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli. Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie.

Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →