Bota Sport

Ekipi vlerëson idetë dhe stërvitjet, si ka ndryshuar Milani me Paulo Fonsekën

ekipi vlereson idete dhe stervitjet si ka ndryshuar milani me paulo fonseken





































Të enjten në të gdhirë Milani u përfshi në daljen e tretë sezonale të epokës “Fonseka” kundër Realit të Madridit, që përfundoi me fitoren e dytë “amerikane”.Paulo FonsekaPas Sitit edhe kampionët e Europës. Megjithëse jo në doza masive, ekipi vijon të këmbëngulë disa nga parimet kryesore të lojës së trajnerit portugez: ndërtim, kompaktësi, presing dhe lëvizje sulmuese. Gjykimi i performancës me madrilenët dhe krahasim me sezonin e kaluar është ende i komplikuar. Kjo sepse u luajt kundër një kundërshtari pa shumicën e lojtarëve të atij që do të jetë më pas formacioni fillestar. Mungesat, jo për dëshirë të trajnerit, janë akomë ato të Menjasë, Reijnderis e Teos, megjithatë “Djalli” argëtohet dhe argëton.

ME PUNIME – Pavarësisht situatës, megjithatë, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, diçka nga loja e Paulo Foneksës është vënë re, siç është fakti që ekipi është më shumë në kërkim të mbajtjes së topit dhe ndërtimit nga prapavije, duke e shfrytëzuar shumë portierin, siç ndodhi të shtunën me të riun Torriani i cili shpesh sfidonte presingun e kundërshtarit për të krijuar epërsi numerike në mesin e fushës. Me ardhjen e Menjasë, gjërat vetëm mund të përmirësohen, duke pasur parasysh aftësinë e francezit për të menaxhuar topin si të ishte një mesfushor i shtuar. Ndjenja është se Fonseka dëshiron jo vetëm një lojë më horizontale për të kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe për të ruajtur distancën e duhur midis reparteve, por edhe, padyshim, për të pësuar më pak gola në krahasim me 2023-24. Dhe kjo shpjegon pse, ndryshe nga Pioli, gjatë fazës së ndërtimit avancon mbrojtësin e majtë dhe ul të djathtin në vijën e dy qendërmbrojtësve, duke u dhënë të treve, plus dy mesfushorëve, detyrën e ndërtimit të manovrës.

LËVIZJET OFENSIVE – Diskutimi i lidhur me është delikat. Kjo sepse përveç blerjes së re Morata, në daljet e fundit ka luajtur me pikatore Pulisiç teksa Leao ende për asnjë minutë. Ata duhet të jenë titullarë sezonalë, megjithatë Çukvueze në superformë dhe Liberali kanë treguar besueshmëri. Kolombo që do të shkojë te Empoli dhe Nasti që duhet të huazohet përsëri, kanë shënuar, çka është një sinjal shtesë se ekipi i Fonsekës i jep shanse sulmuesit kryesor. Hernandez dhe Leao, Milani do të ketë shpejtësi dhe paparashikueshmëri, ndaj situata është optimiste pa qenë nevoja për entuziazëm të tepruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts