“Armët do t’i dërgoheshin bandave shqiptare”- Goditja e grupit kriminal, The Sun: Janë në ‘luftë’ për të fituar territor për drogën e pr*stitucionin, ja ku i siguruan! Hetimi u përqendrua në Tropojë

armet do ti dergoheshin bandave shqiptare goditja e grupit kriminal the sun jane ne lufte per te fituar territor per drogen e prstitucionin ja ku i si





































The Sun/ Një sasi armësh e destinuar për bandat në Britani është sekuestruar pasi policia goditi grupin kriminal të trafikut të armëve.

arme

Pistoleta Glock dhe një kallashnikov ishin mes 25 armëve të zjarrit të gjetura gjatë një aksioni nga policia në Shqipëri.

Armët dhe qindra fishekë ishin caktuar për t’u dërguar bandave shqiptare në Britani, të cilat janë në luftë për të fituar territor për drogën dhe prostitucionin në Londër.

Armët që po përgatiteshin për t’u dërguar në Britani u gjetën pasi police me maska dhe të armatosur organizuar një operacion një pronë në një periferi të Tiranës të enjten.

5 persona u arrestuan ndërsa hetimet vazhduan pas zbulimit të vendit ku ruheshin armët.

Urdhër-arreste u lëshuan edhe për 3 persona që jetojnë në Britani që akuzohen për lidhje me bandat.

Tre shqiptarët të moshës 21, 44 dhe 62 vjeç janë akuzuar për kontrabandë ndërkombëtare të armëve.

NCA bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Hetimi i tyre u përqëndrua në rajonin e Tropojës, të goditur nga krimi, në veri të Shqipërisë.

Që nga fundi i viteve 1990, bandat nga Tropoja janë aktivizuar në komunitetet shqiptare në lagjet e Londrës si Ëoolëich, Stratford dhe Barking.

Mafiozët e përfshirë në prostitucion, kontrabandë kokaine dhe ferma kanabisi dyshohet se do të rrisin fuqinë e tyre për të paralajmëruar rivalët.

Ervin Karamuco, profesor i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, tha: “Grupet kriminale në Shqipëri kanë krijuar një arsenal armësh për të furnizuar bashkëpunëtorët e tyre në MB.

Armët janë siguruara në Turqi dhe në tregun ilegal serb, mund të ishin përdorur nga kushdo, përfshirë terroristët”.

Bastisja vjen pasi vitin e kaluar, e njëjta bandë kriminale u kap duke transportuar pistoleta Glock të prodhimit austriak, të afta për të gjuajtur 20 plumba në sekondë.

6 Glock, një pistoletë Broëning dhe një pistoletë Hel-Star u zbuluan të fshehura në një tavolinë brenda një furgon me targa të Britanisë së Madhe, së bashku me më shumë se 200 plumba.

Zyrtarët në portin shqiptar të Durrësit i gjetën armët, që do të dërgoheshin në Luton, duke përdorur një skaner.

Furgoni, një Mercedes i bardhë i regjistruar në Britani, do të udhëtonte me traget për në portin italian të Ankonës dhe më pas drejt Britanisë së Madhe.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →