Tani është edhe zyrtare. Roma ka sulmuesin që kërkonte prej kohësh. Ukrainasi Artem Dovbyk, i cili vjen nga Girona, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më I ri tek kryeqytetasit.
“AS Roma është e kënaqur të mirëpresë Artem Dovbyk në familjen tonë. Lojtari ukrainas, i lindur në vitin 1997, është një qendërsulmues i fortë fizikisht, i cili sezonin e kaluar luajti për Girona, klubi me të cilin u arrit një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm te skuadra jonë” – shkruan klubi kryeqytetas.
27-vjeçari në La Liga në sezonin e fundit zhvilloi 36 ndeshje, teksa realizoi 24 gola dhe dhuroi 8 asiste, duke u shpallur edhe golashënuesi më I mire në kampionatin spanjoll.
Në fjalët e tij të para si romanist gjatë prezantimit të tij ai tha:
“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre, forca Roma” – ishin fjalët e para të lojtarit pas transferimit. Pashë shumë video dhe kuptova se sa shumë njerëzit e duan futbollin këtu, e vlerësova. Idhulli im është Shevchenko, ai është lojtari më i mirë ukrainas dhe ka luajtur në Ital. Mezi po pres të takoj tifozët e Romës dhe të bëj debutimin në Olimpiko”, ishin disa prej fjalëve të para të sulmesit Ukrainas Dovbyk, si lojtari më i ri i Romës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co