Bota Sport

Ter Shtegen flet si kapiten i Barcelonës: Jamal, me këmbë në tokë

ter shtegen flet si kapiten i barcelones jamal me kembe ne toke





































Mark Andre Ter Shtegen do të nisë sezonin e tij të njëmbëdhjetë te Barcelona me energji të reja. Gjithçka tregon se ai do të jetë kapiteni i ri i ekipit.

GT8_OUPW4AAccKX

Ndaj roli i tij brenda dhomave të zhveshjes do të jetë thelbësor, si një fije e përbashkët mes lojtarëve dhe stafit të ri. Portieri kërkon të shpengojë veten me një trajner që i është përkushtuar “përgatitjes fizike” dhe sfida kryesore e të cilit është “të konkurrojë në maksimum” kundër çdo rivali në të gjitha nivelet. Ai ka folur pikërisht si kapiten, duke i përçuar një mesazh të qartë dhe yllit spanjoll, Lamine Jamal që duket se po harbohet në pushimet e merituara pa triumfit në “Euro 2024”. Por edhe për klasiken kundër Realit.

“KLASIKJA” – “Të gjithë e dimë se kjo është më shumë se një ndeshje miqësore. Për shumë tifozë tanët, është ndeshja më e rëndësishme e turneut. Edhe pse vitin e kaluar u pa se rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme.”

GJENDJA E EKIPIT – “Shoh entuziazëm të madh. Ne do të përpiqemi të fillojmë sezonin me një dinamikë të mirë. Është një sezon i veçantë, sepse pas pak muajsh do të kthehemi në Camp Nou”.

FLIK – “Të gjithë trajnerët kanë filozofinë dhe mënyrën e tyre të punës. Është evidente se me Hansin stërvitja është shumë e fortë. I jep rëndësi të veçantë përgatitjes fizike dhe do të vihet re. Sfida është të konkurrosh me intensitet maksimal në çdo kohë. Edhe tani në verë Flik dëshiron që të luajmë tre ose katër ndeshje radhazi pa pushim”.

JAMAL – “E kam thënë edhe në një intervistë tjetër, që Lamine Jamal duhet të qëndrojë me këmbët në tokë. Ai sapo ka filluar karrierën, pavarësisht triumfit në Europian me Spanjën. Ai ka fituar një titull shumë të rëndësishëm si Eurokupa, diçka që nuk do ta harrojë kurrë. Shpresoj që të jetë i pari nga titujt e shumtë që do të fitojë, që ta çojë lojën e tij në një nivel tjetër, duke e ditur që ky aktual është tashmë spektakolar, por ai ka ende vend për përmirësime, sepse është shumë i ri”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts