Sport

Rui Costa për shitjen e Neves tek PSG: E trishtueshme kur largohen lojtarë të tillë, por nuk mund të refuzohen 70 mln euro

rui costa per shitjen e neves tek psg e trishtueshme kur largohen lojtare te tille por nuk mund te refuzohen 70 mln euro
rui costa per shitjen e neves tek psg e trishtueshme kur largohen lojtare te tille por nuk mund te refuzohen 70 mln euro

Rui Costa, president i Benfikës, foli me gazetarët këtë të premte në stadiumin Algarve, pak momente para ndeshjes me Fulhamit, ku justifikoi shitjen e mundshme të João Neves te PSG për 60 milionë euro, plus 10 milionë në formë bonusesh.

“Nëse ndodh largimi i João Neves, i cili është ende në pritje të detajeve, unë i kuptoj kritikat e tifozëve, sepse hidhërimi i tyre është edhe imi. Më duhet të siguroj që Benfica të fitojë tituj dhe kur humbet një lojtar i cilësisë së Joãos, i cili është stërvitur këtu, ndihem edhe më i trishtuar për këtë. E njoh që në moshën 10-vjeçare dhe është e vështirë ta shoh të largohet”, tha fillimisht Rui Costa, duke shpjeguar më pas pse e pranoi ofertën e parizienëve.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se ne e shtymë këtë transferim për një kohë të gjatë, i hodhëm poshtë propozimet e para, por arritëm në momente dhe shifra të caktuara që e bënë transferimin të pashmangshëm. Nuk mund të hiqnim dorë nga 70 milionë euro.

Dhe kushdo që paguan këto shuma, mund të paguajë edhe një pagë të majme dhe kur kjo ndodh, bëhet e vështirë të injorohen këto fonde. Është e trishtueshme të shohësh largimin e lojtarëve më të mirë, por është një diskutim që vazhdon në Portugali për 30 vjet. Të gjitha klubet portugeze nuk mund të heqin dorë nga disa shitje dhe kur ndodh një largim i tillë, i lëndon të gjithë”, argumentoi Rui Costa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts