Milan nuk “heq dorë” nga Fofana, gati oferta për Monaco-n

milan nuk heq dore nga fofana gati oferta per monaco n
milan nuk heq dore nga fofana gati oferta per monaco n

Milani vazhdon presionin për Jusuf Fofana. Pas vështirësive fillestare me Monakon, që thuhet se ka ngecur në kërkesën prej 35 milionë euro, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon pas 11 muajve, kuqezinjtë mund të provojnë sërish në ditët dhe javët e ardhshme.

Sipas të përdtishmes italiane “Il Giornale”, drejtuesit kuqezi janë të bindur në strategjinë e tyre. Ata kanë gati një ofertë të re për klubin nga Principat: 20 milionë euro plus 10 për qind për shitjen e ardhshme të Fofanasë. Gazeta italiane nënvijëzon se kërkesa e Monakos do të ishte të paktën 30 milionë euro, pra e njëjta shumë e vënë në tavolinë nga Uest Hemi, që megjithatë është një destinacion i padëshiruar për Fofanën që dëshiron vetëm Milanin.

Lojtari ka refuzuar Anglinë dhe shpreson që nënkampionët e Italisë të rrisin ofertën, ndërkohë që ai vetë e ka tashmë një akord për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratë. Nga ana tjetër “Djalli”, përvec Konesë së Gladabahut ka edhe një tjetër objektiv për mesfushën që luan në Bundeslikë. Sipas asaj që raporton “Sky Sport” në Gjermani, Milani është i interesuar për Bruno Ogbus, një mesfushor qendre që luan për Fraiburgun. Ai ende nuk ka mbushur 19-vjeç, por mund të luajë si shkatërrues para mbrojtjes e gjithashtu edhe si qendërmbrojtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →