Sport

UEFA i beson sërish arbitrave shqiptarë, ja sfida që do të gjykojnë

uefa i beson serish arbitrave shqiptare ja sfida qe do te gjykojne
uefa i beson serish arbitrave shqiptare ja sfida qe do te gjykojne

Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet në arenën europiane. Pavarësisht eliminimit të ekipeve si Partizani apo Egnatia, të tjerë shqiptarë marrin skenën. Kështu arbitrat e Superiores do të vendosin drejtësi në turin e 3-të të Europa League. UEFA ka vendosur që Juxhin Xhaja dhe ekipi i tij të vendosin drejtësi në letoni.

Shqiptari do të jetë kryesorë në sfidën e kthimit mes RFS – UE Santa Coloma. Kjo përballje do të luhet më 14 gusht në orën 18:00. Xhaka në këtë takim do të ndihmohet nga Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda, ndërsa VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts