Sport

Një egjiptian për të “siguruar” golat për Teutën, klubi bregdetar prezanton sulmuesin (FOTO)

nje egjiptian per te siguruar golat per teuten klubi bregdetar prezanton sulmuesin foto
nje egjiptian per te siguruar golat per teuten klubi bregdetar prezanton sulmuesin foto

Teuta vazhdon merkaton, teksa së fundmi ka zyrtarizuar një sulmues. Saleh Nasr është lojtari më i ri i “Djemve të Detit”. 24 vjeçari egjipitian vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Armeni, aty ku luante për Gandzasar, për të nisur një të re në Shqipëri.

Vlen të theksohet se në Kategorinë e Dytë armene, Nasr u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjithashtu, përveç ekipit armen, sulmuesi egjiptian ka luajtur edhe në vendlindje për ekipe si El Ahly dhe Wadi Egla. Ndërsa lajmin për transferimin e tij te Teuta, e ka bërë vetë klubi durrsak me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmesin ???????? egjiptian, Saleh Nasr! Sulmuesi 24-vjeçar Saleh Nasr është kthyer në lojtarin më të ri të Teutës. AI ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene.

AI ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene”, shkruan klubi i Teutës në faqen zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts