Bota Sport

VIDEO/ Notari kinez u la targën të gjithëve në garën e 100 metrave stil i lirë, vjen akuza e rëndë: Është e pamundur për njerëzit

video notari kinez u la targen te gjitheve ne garen e 100 metrave stil i lire vjen akuza e rende eshte e pamundur per njerezit





































Një nga yjet e Lojërave Olimpike është kinezi 19-vjeçar Pan Zhanle, i cili ka qenë dominuesi absolut i garës së 100 metrave stil i lirë, ajo që cilësohet si disiplina më e shpejtë në pishine.

asddsadsadasdasdsadsa

Djaloshi kinez, jo vetëm ka fituar medaljen e artë, por edhe ka “masakruar” të gjithë kundërshtarët e tij, teksa vendosi rekordin e ri botëror duke thyer të vjetrin që mbante po vetë me 0,4 sekonda. Pas një paraqitje të tillë monstruoze kishte elozhe të shumta për të, por edhe polemika.

Ato kanë ardhur nga Bret Houk, ish-notar australian dhe trajneri i nënkampionit olimpik. Kajl Çallmërs. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka akuzuar se ajo që ka bërë Zhanle nuk ishte e mundur duke lënë të kuptohet për përdorim dopingu nga notari kinez.

“Jam i mërzitur tani pasi në këtë lloj sporti nuk fitohet gara e 100 metrave stil i lirë me një trup diferencë. E studioj këtë sport prej 30 vitesh dhe kjo shpejtësi nuk është reale. Nuk mund të fitosh në një grup kështu me një avantazh të tillë në këtë pishinë. Këto janë më të mirët e historisë. Është e pamundur për një njeri”, ishin fjalët e Houk që janë shpërndarë me shpejtësi.

Kjo deklaratë ktheu në plan të parë çështjen e akuzës për përdorim doipingu të sportistëve kinezë dhe se si WADA lejoi 23 notarë të merrnin pjesë në gara edhe pse kishin rezultuar më parë pozitivë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts