Boksierja algjeriane në qendër të skandalit flet e përlotur: Po luftoj për dinjitetin e të gjithë grave

boksierja algjeriane ne qender te skandalit flet e perlotur po luftoj per dinjitetin e te gjithe grave





































Imane Khelif, boksierja algjeriane në qendër të skandalit rreth testit të papërshtatshmërisë gjinore, ka folur sot pas fitores në çerekfinale ndaj hungarezes Hamori. Ajo ka shmangur mediat ndërkombëtare, të cilat sipas saj po e paragjykojnë, duke folur vetëm për ato kombëtare.

66ae674a5e7b5

Khelif fillimisht bëri përshëndetjen ushtarake, shpërtheu në lot dhe pastaj komentoi atë që kishte ndodhur këto ditë.

“Unë luftoj për nderin dhe dinjitetin e të gjitha grave. Kam punuar shumë për të qenë këtu dhe jam krenare që i sjell një medalje vendit tim.

Populli arab më njeh prej kohësh, prej vitesh kam luftuar në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare. Ka shumë padrejtësi ndaj meje, por unë kam Zotin në anën time”, tha ajo e përlotur për mediat e vendit të saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →