Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Britania e Madhe thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani: Ikni me çdo biletë që është e disponueshme

tensionet ne lindjen e mesme shba dhe britania e madhe thirrje qytetareve te tyre te largohen nga libani ikni me cdo bilete qe eshte e disponueshme





































Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme është tani më i dukshëm se kurrë. Vendimi i SHBA-së për të dërguar anije luftarake dhe një skuadër ushtarësh në rajon, shënon ndoshta lëvizjen më të madhe të forcave amerikane që nga ditët e para të luftës së Gazës, kur Pentagoni dërgoi dy grupe sulmi avionësh në Lindjen e Mesme duke paralajmëruar grupet militante rajonale që të mos zgjeronin sulmet.

avion

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi vendosjen në zonën e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln dhe anijeve të saj përcjellëse. Një tjetër aeroplanmbajtëse, USS Theodore Roosevelt, ishte në Gjirin e Omanit të premten dhe u shoqërua nga disa anije të tjera luftarake pasi u larguan së fundi nga Gjiri Persik, tha një zyrtar amerikan.

Ky ndryshim e lë të hapur mundësinë që ata të mund të lëvizin në Izrael nëse lundrojnë në perëndim rreth Jemenit drejt Detit të Kuq. Në rajon do të vendosen edhe shkatërrues dhe kryqëzorë, të aftë për mbrojtje nga raketat balistike si dhe për sulm, shkruan Washington Post.

Forcat ushtarake amerikane janë vënë në gatishmëri të lartë pas kërcënimeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran ditë më parë, ndërsa lufta në Rripin e Gazës vazhdon.

Ambasada amerikane në Bejrut u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen “me çdo biletë avioni në dispozicion”. Edhe pse shumë fluturime për në dhe nga kryeqyteti janë anuluar ose shtyrë, ka opsione në dispozicion, tha ambasada në deklaratën e saj.

“Ne inkurajojmë ata që dëshirojnë të largohen nga Libani të rezervojnë çfarëdo bilete të disponueshme, edhe nëse fluturimi nuk niset menjëherë ose nuk ndjek rrugën e zgjedhur prej tyre,” thuhej në deklaratë.

Kujtojmë që dhe Britania u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Libani, mes frikës së intensifikimit të një shpërthimi lufte mes Izraelit dhe organizatës libaneze Hezbollah.

Në deklaratën e tij, sekretari i jashtëm i Britanisë u bëri thirrje qytetarëve britanikë që të largohen tani që fluturimet janë të disponueshme.

“Tensionet janë rritur dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi. Mesazhi im për qytetarët britanikë është i qartë, largohuni tani,” tha David Lammy.

Zyra e Jashtme u ka kërkuar britanikëve që qëndrojnë në Liban që ta raportojnë këtë tek autoritetet e tyre konsullore lokale, në mënyrë që ata të mbahen të informuar për zhvillimet.

Sipas Londrës, personeli ushtarak së shpejti do të vendoset në zonë për të ofruar mbështetje për ambasadat britanike dhe për të ndihmuar qytetarët britanikë.

Helikopterët e Forcave Ajrore Mbretërore do të jenë gjithashtu në gatishmëri për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.

“Zgjerimi i konfliktit nuk është në interesin e askujt, pasojat mund të jenë katastrofike,” vuri në dukje David Lammy, duke përsëritur se ai dëshiron de-përshkallëzimin dhe një zgjidhje diplomatike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →