Harris refuzoi përballjen në studiot e Fox News, Trump: Nuk ka kapacitetin mendor për debat kundër meje!

harris refuzoi perballjen ne studiot e fox news trump nuk ka kapacitetin mendor per debat kunder meje
harris refuzoi perballjen ne studiot e fox news trump nuk ka kapacitetin mendor per debat kunder meje

Donald Trump ka reaguar pasi fushata e Kamala Harris u shpreh se zv/presidentja do të pranojë një debat me republikanin nëse përballja organizohet në ABC dhe jo në Fox News.

Trump u shpreh përmes një postimi në Truth Social se “Harris nuk ka kapacitetin mendor për të bërë një debat të vërtetë” kundër tij.

Ai u shpreh se ajo ka frikë sepse nuk ka asnjë mënyrë që të justifikojë kufijtë e saj të korruptuar dhe të hapur, shkatërrimin e mjedisit apo Afganistanin mes temash të tjera.

Trump u shpreh i prerë duke thënë se do të përballet me Harris në debat në 4 shtator, “ose nuk do ta shohë fare”, duke iu referuar përballjes së planifikuar në Pensilvani, në studiot e Fox.

“Kamala Harris nuk ka kapacitetin mendor për të bërë një debat të vërtetë kundër meje, të planifikuar për 4 shtator në Pensilvani. Ajo ka frikë ta bëjë këtë sepse nuk ka asnjë mënyrë që të justifikojë kufijtë e saj të korruptuar dhe të hapur, shkatërrimin e mjedisit të vendit tonë, sikletin në Afganistan, inflacionin, ekonominë e tmerrshme, normat e larta të interesit dhe taksat dhe luftën e saj të gjatë për të ndaluar fjalët, “Gëzuar Krishtlindjet”. Unë do ta shoh atë në 4 shtator ose, nuk do ta shoh fare. Ajo njihet si zëvendëspresidentja më e keqe në histori, e cila funksionon shumë mirë kundër Presidentit më të keq, të shtrembërit Joe Biden. Kombinimi i këtyre dy individëve me IQ të ulët e kanë shkatërruar vendin tonë, por ne do ta BËJMË AMERIKËN SË MADHE Sërish”, u shpreh Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co