“Nuk ka kapacitet mendor të debatoj me mua!”- Harris refuzoi përballjen në studiot e Fox News, Trump: Ajo dhe Biden janë njerëzit me inteligjencën më të ulët

nuk ka kapacitet mendor te debatoj me mua harris refuzoi perballjen ne studiot e fox news trump ajo dhe biden jane njerezit me inteligjencen me te ulet





































Ish-presidenti Donald Trump, ka reguar ashpër ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris, pasi kjo e fundit refuzoi debatin me Trump në Fox News, duke u shprehur se ajo nuk “ka kapacitetin mendor” për të debatuar mbi të.

trump harris

Në një reagim në “Truth Social” Trump sulmoi Harrisin për një sërë politikash të ndjekura prej saj, duke përfshirë sipas Trump, “luftën e saj prej vitesh për të ndaluar fjalët, “Gëzuar Krishtlindjet”.

“Kamala Harris nuk ka kapacitetin mendor për të bërë një debat të vërtetë kundër meje, të planifikuar për në 4 shtator në Pensilvani,” u shkruan ai ndjekësve të tij. “Ajo ka frikë ta bëjë këtë sepse nuk ka asnjë mënyrë që të justifikojë kufijtë e saj të korruptuar dhe të hapur, shkatërrimin e mjedisit të vendit tonë, sikletin në Afganistan, inflacionin, ekonominë e tmerrshme, normat e larta të interesit dhe taksat, dhe luftën e saj të gjatë për të ndaluar fjalët, ‘Gëzuar Krishtlindjet’”, ka shkruar ish-presidenti i SHBA.

Ndër të tjera ai është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, duke thënë se, ose do të përballet me Harris më 4 shtator, ose nuk do të shihen më.

Po ashtu ai e ka cilësuar Harris dhe presidentin Biden si dy njerëz me inteligjencë të ulët, që sipas tij, kanë shkatërruar vendin.

“Unë do ta shoh atë në 4 shtator ose, nuk do ta shoh fare. Ajo njihet si zëvendëspresidentja më e keqe në histori, e cila funksionon shumë mirë kundër Presidentit më të keq, Joe Biden. Kombinimi i këtyre dy individëve me IQ të ulët e kanë shkatërruar vendin tonë, por ne do ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!”, ka shkruar Trump.

Fillimisht, Trump ishte planifikuar të debatonte për Harris në ABC News, por u tërhoq dhe propozoi të debatojnë në Fox News më 4 shtator.

Trump ka deklaruar këtë të shtunë së se ai nuk do të debatonte me Harris në asnjë skenë tjetër përveç asaj që do të organizohej nga Fox News në Pensilvani.

Debati i ABC News fillimisht ishte planifikuar midis Trump dhe Presidentit Joe Biden përpara se ai të largohej nga gara.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co