E ardhmja e Mitajt, klubi elitar francez shfaq interes për mbrojtësin shqiptar

e ardhmja e mitajt klubi elitar francez shfaq interes per mbrojtesin shqiptar





































Kampionati në Rusi sapo ka filluar dhe teksa është luajtur java e dytë Mario Mitaj ka marrë minutat e para në ndeshjen e Kupës, që Lokomotiva e Moskës e fitoi kundër Rostovit. Dueli i radhës është nesër, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është një ndër emrat që po përflitet për të lëvizur nga kampionati rus.

mitaj

E para situata në Rusi dhe jetesa e cila nuk është e lehtë për Mitajn, si edhe një ligë e mbyllur kur nuk ke mundësi që të shfaqesh në kompeticionet ndërkombëtare (Rusia është e dënuar nga UEFA për shkak të agresionit ndaj Ukrainës).

Kështu, siç raporton “galanews”, Nantë u interesua për Mario Mitajn. Klubit francez i ka pëlqyer profili i mbrojtësit, i cili luajti edhe në Kampionatin Europian dhe kështu ka pyetur te Lokomotiva e Moskës, që nuk ka shpenzuar pak, por tri milionë euro për Mitajn, të cilin e bleu nga AEK-u në moshën 18-vjeçare. Tashmë, me rritjen që mbrojtësi i majtë ka pësuar, shifra që rusët do të kërkojnë do të jetë më e lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →