Bota

SHBA u bën thirrje qytetarëve që të largohen nga Libani

shba u ben thirrje qytetareve qe te largohen nga libani
shba u ben thirrje qytetareve qe te largohen nga libani

Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Libani me çdo biletë të mundshme që gjejnë në aeroporte.

Ambasada amerikane deklaroi të shtunën se ata që zgjedhin të qëndrojnë në Liban duhet të “përgatitisin plane emergjence” dhe të jenë të përgatitur të “strehohen në vend për një periudhë të gjatë kohore”.

Njoftimi vjen pas një paralajmërimi të ngjashëm nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili tha se situata rajonale në Lindjen e Mesme “mund të përkeqësohet me shpejtësi”.

Irani është zotuar për një hakmarrje “të ashpër” kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e kreut të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën. Vrasja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli vrau komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Dyshohet se Hezbollahu me bazë në Liban, një grup i mbështetur nga Irani, mund të luajë një rol të rëndë në çdo hakmarrje të tillë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë një përgjigje serioze izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts