Himarjotët zgjedhin kryebashkiakun e ri, KQZ publikon rezultatet paraprake: Ja sa është pjesëmarrja deri më tani në votime

himarjotet zgjedhin kryebashkiakun e ri kqz publikon rezultatet paraprake ja sa eshte pjesemarrja deri me tani ne votime





































Himarjotët zgjedhin ditën e sotme kryebashkiakun e ri, ku në garë janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.

Capture

Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët e parë iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 09:00.

Nga 36 qendra votimi, numri i votuesve është raportuar aktualisht nga vetëm 26 prej tyre.

Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 1145 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 6.39%.

zgjedhje himare

Ndërkohë në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 09:00.

Sipas KQZ, vetëm 4.93% e votuesve në zgjedhjet vendore iu ishin drejtuar qendrave të votimit.

Screenshot_1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co