Bota Sport

La Liga gjen dakordësi me klubet, 300 tifozë në transfertë dhe 30 euro bileta

la liga gjen dakordesi me klubet 300 tifoze ne transferte dhe 30 euro bileta





































Nisma “Grada Visitante” (tifozët në transfertë), e cila rregullon çmimin e biletave për tifozët në La Liga që udhëtojnë në transfertë, do të rikthehet në Spanjë në sezonin 2024-2025.

sorare-la-liga

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, pasi 16 nga 20 klubet pjesëmarrëse në La Liga kanë nënshkruar marrëveshjen, për të cilën marrin përsipër të ofrojnë një minimum fiks, kuotën e 300 biletave për tifozët që udhëtojnë në transfertë dhe një çmim maksimal prej 30 eurosh. Kjo marrëveshje, e cila udhëhiqet nga parimi i reciprocitetit, përveç që u mundëson tifozëve akses në ndeshjet me çmim të reduktuar, synon të inkurajojë lëvizjen e tifozëve për të shoqëruar ekipet e tyre në ndeshjet e ndryshme që luajnë jashtë fushës së tyre.

“Ne jemi krenarë që mund të shpallim sezonin e dytë të ‘Grada Visitante’. Përgjigja nga klubet dhe tifozët ka qenë shumë e mirë në edicionin e parë dhe ne besojmë se këtë vit do të arrijmë edhe një herë shifra rekord duke ndihmuar tifozët”, tha shefi i shtabit të rezidencës së La Liga-s, Viktor Martoin. kësaj nisme nuk i janë bashkuar vetëm 4 klube, Reali i Madridit, Vajekano, Vijareali dhe Espanjoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts