Xhokoviç-Alkaraz, sot luhet finalja e rekordeve në Olimpiadë

xhokovic alkaraz sot luhet finalja e rekordeve ne olimpiade





































Novak Xhokoviç kundër Karlos Alkaraz, do të jetë kjo finalja e meshkujve në tenis në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Serbi dhe spanjolli kaluan me sukses gjysmëfinalet, duke mundur me rezultate të pastra përkatësisht italianin Lorenco Museti dhe kanadezin Feliks Auger Aliasim.

asdsadsassadasddas

Gjysmëfinalja e parë ishte ajo me Alkaraz dhe Auger-Aliasim. Ashtu sikurse pritej, 21-vjeçari spanjoll u shfaq dominues, duke i mbyllur llogaritë me rezultatin 2- 0 (6-1, 6-1) në një takim që zgjati 1 orë e 16 minuta. Një sukses që i jep Alkarazit edhe rekordin e tenistit më të ri në moshë që shkon në finalen e Lojërave Olimpike për sfidat teke.

Spanjolli aty do të gjejë një tjetër njeri rekordesh, Novak Xhokoviçin, i cili me triumfin e djeshëm kundër Musetit në gjysmëfinale bëhet tenisti më i vjetër në moshë që do të luajë një finale teke në olimpiadë, 37 vjeç e 74 ditë. Ndonëse vinte pas një shqetësimi në gju që e alarmoi në çerekfinale, Xhokoviç i mbylli llogaritë në shifrat 2-0 (6-4, 6-2) kundër rivalit italian. Museti provoi të rivalizonte disi në setin e parë, ndërsa i dyti nuk kishte shumë histori, me sfidën që u mbyll për 1 orë e 50 minuta.

Tashmë do të jetë radha për një finale ëndrrash me numrin 2 dhe 3 në botë, takim që do të luhet sot. Pas bronzit të fituar në Lojërat Olimpike, Novak Xhokoviç do të japë gjithçka për të marrë medaljen e artë të parë në karrierë. Nga ana tjetër Alkaraz kërkon gjithashtu triumfin e parë olimpik, për t’i pasuruar rekordet e jashtëzakonshme që ka në palmaresin e tij në një moshë krejt të re.

Alkaraz regjistron arritje si fituesi më i ri në një turne ATP 500, më i riu numër 1 ATP, më i ri në histori që ka mbyllur një sezon (2022) në krye të renditjes ATP, si dhe si më i riu i të gjithë kohërave që fiton grand slam në të gjitha fushat. E tashmë bëhet edhe tenisti më i ri që do të luajë një finale teke në Olimpiadë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co