Në Himarë po zhvillohen zgjedhjet për Kryebashkiakun e ri, ndërsa në garë janë Petro Gjikuria si kandidat i opozitës dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste. Procesi zgjedhor ka nisur në orën 07:00 dhe sipas ligjit përfundon në orën 19:00/ Por kur pritet të dalë rezultati i zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës?
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, tha se shpreson që procesi i numërimit të përfundojë në orët e para të 5 gushtit, por gjithçka do të varet se si do të ecë procesi.
Gjithasesi Celibashi vuri theksin te respektimi i standardeve, ndërsa kujtoi se bazuar në Kodin Zgjedhor, procesi i numërimit duhet të ketë përfunduar maksimumi në orën 22:00 të datës 5 gusht.
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet e konsideroi të vështirë procesin e numërimit, ndërkohë që janë ngritur 4 grupet e numërimit të votave. Celibashi, referuar procesit të votimit, tha se deri më tani pajisjet e identifikimit të votuesve nuk kanë krijuar asnjë problematikë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co