Bota

“Procesi zgjedhor më absurd”- Vangjel Dule: Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur! Kandidati i PS ka hyrë në zgjedhje me 1000 vota plus

procesi zgjedhor me absurd vangjel dule himara do te gdhihet me dy kryebashkiake te zgjedhur kandidati i ps ka hyre ne zgjedhje me 1000 vota plus
procesi zgjedhor me absurd vangjel dule himara do te gdhihet me dy kryebashkiake te zgjedhur kandidati i ps ka hyre ne zgjedhje me 1000 vota plus





































Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një prononcim për gazetarët nga Himara është shprehur se procesi zgjedhor është më absurdi pasi ankimimet ligjore që kanë bërë nuk janë shqyrtuar.

Sipas Dules, Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur, pasi mandatit i Fredi Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit.

“Më lejoni njerëzisht t’ju falënderoj për mundin dhe sakrificën tuaj për të ndjekur procesin zgjedhor. Është procesi zgjedhor më absurd i mundshëm që mund të ndodhë. Mbështet në një dekret presidencial që është ankimuar nga PBDNJ dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë në lidhje me kushtetutshmërinë.

Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur, mandatit i Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit. Është për t’u gjykuar ankimi në KAS i PBDNJ dhe njëkohësisht i Belerit, ankime konform legjislacionit në fuqi”, tha Dule.

Ai gjithashtu denoncoi kandidatin e PS, për të cilin tha se ka transferuar gjendjen civile të disa 311 qytetarëve që nuk janë banorë të bashkisë së Himarës për të shtuar listën e zgjedhëse.

Ndër të tjera tha se së bashku me 600 qytetarët që deri më tani nuk janë lënë për të votuar për shkak se kanë mjete identifikimi të skaduara, Vangjel Tavo ka hyrë në zgjedhje me 1 mijë vota plus.

“Nga ana tjetër, që para nisjes së fushatës zgjedhor, kandidati i mazhorncës Tavo, me zë dhe figurë, pohoi publikisht se ai ka transferuar gjendjen civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë të bashkisë së Himarës, me qëllim që të mbrojë votën e tij. Në cilat parime kushtetuese mbështetet ky veprim? Kanë 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e zgjedhjeve të sotme, krahasuar me listat e majit 2023. Në zgjedhjet e vitit 2023 lista e zgjedhësve, krahasuar me ato të 2021, ishte pakësuar me 3 zgjedhës, ndërsa nga 2023 në 2024 është shtuar në mënyrë artificiale me 311, ku 93 ka indicie se kanë transferuar gjendjen civile pasi presidenti kishte dekretuar datën për zgjedhje.

Shkeljet janë kallëzuar në SPAK nga Gjikuaria, dhe nuk kemi asnjë veprim nga ana e SPAK. Po ashtu kandidati i PS pohoi me zë dhe figurë se ka shpërndarë më 1200 tituj pronësie, dhe në sirtarët e kadastrës janë dhe 600 të tilla për t’u shpërndarë. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim të drejtësisë.

Në këto zgjedhje, mbi 6 mijë zgjedhës, u provohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes, me mos nxjerrjen e vendimit përkatës nga qeveria, për të votuar me mjete identifikimi që u ka kaluar data e skandencës.

Janë mbi 600 qytetarë që u është referuar pjesëmarrja. Këto zgjedhje janë vazhdim i zgjedhjeve të 2023, dhe për rrjedhojë, duke qenë i njëjti mandat nuk duhej vendim i ri, ishte i mjaftueshëm ai i 2023. Por në mënyrë arbitare, u privohet e drejta e zgjedhjeve.

Me 311 zgjedhës të importuar nga Tavo në Himarë, plus 600 që janë privuar, kandidati i PS ka hyrë në këtë proces zgjedhor me 1000 vota plus me kandidatin e PD

Dëshirojmë të theksojmë se në lidhje me kartat dhe pasaportat, kompania e prodhimit ka marrë qindra kërkesa për rinovim, por ka ndjekur politika selektive”, deklaroi Dule.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts