Sport

Luiza Gega nuk fsheh zhgënjimin: I kërkoj falje të gjithëve, ëndrra e Parisit mbyllet sot

luiza gega nuk fsheh zhgenjimin i kerkoj falje te gjitheve endrra e parisit mbyllet sot
luiza gega nuk fsheh zhgenjimin i kerkoj falje te gjitheve endrra e parisit mbyllet sot

Luiza Gega dështoi të kualifikohej në finale, me atleten shqiptare që nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të në baterinë e dytë, në kualifikueset e 3000m me pengesa. Gega, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nuk fsheh zhgënjimin.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”. Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume. Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi tek une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts