Bota

“Ata banditë do t’i sjell para drejtësisë”/ Starmer dënon ashpër protestat në Britani: Të nxitur nga e djathta ekstreme, do pendoheni!

ata bandite do ti sjell para drejtesise starmer denon ashper protestat ne britani te nxitur nga e djathta ekstreme do pendoheni
ata bandite do ti sjell para drejtesise starmer denon ashper protestat ne britani te nxitur nga e djathta ekstreme do pendoheni

Policia në Britani dhe Irlandën e Veriut arrestoi dhjetëra vetë për shkak të dhunës në protesta, ndërkohë që qeveria paralajmëroi për masa të ashpra kundër atyre që tha se po shfrytëzonin vrasjen e tre vajzave të vogla para disa ditësh, për të nxitur trazira.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dënuar ashpër protestat e dhunshme dhe është zotuar se “do të bëjë çfarëdo që duhet për t’i sjellë këta banditë para drejtësisë”.

“Ju garantoj se do të pendoheni që keni marrë pjesë në këto trazira qoftë drejtpërdrejt ose ata që nxisin akte të tilla në internet,” tha Sir Keir Starmer në një deklaratë për mediat.

Duke iu referuar një sulmi në një hotel në Rotherham Starmer është shprehur se nuk ka asnjë justifikim për një akte të tillë, ndërsa theksoi se sigurua e njerëzve është parësore.

“Njerëzit në këtë vend kanë të drejtë të jenë të sigurt dhe megjithatë ne kemi parë komunitetet myslimane të shënjestruar dhe sulmet ndaj xhamive”, u shpreh ai.

Ai tha se xhamitë në rrezik të çrregullimeve të dhunshme mund të pajisen me personel shtesë sigurie si pjesë e një reagimi të shpejtë të sigurisë për të nxitur punën që po bëhet nga policia lokale. Skena të dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë vendin pas raportimeve të rreme se i dyshuari për vdekjen e tre vajzave të reja në një sulm me thikë në një klasë kërcimi, ishte një azilkërkues dhe mysliman. Starmer është shprehur se grupet që kanë nisur protestat dhe dhunën janë grup i së djathtës ekstreme.

Të shtunën, trazira të dhunshme shpërthyen në qytete anembanë vendit, përfshirë në Liverpul, Bristol, Hall dhe Stoke-on-Trent, si dhe në qytetin Blackpool. Policia tha se ka arrestuar të paktën 87 persona. Trazira pati edhe në Mançester dhe Belfast.

Dyqanet dhe bizneset u vandalizuan dhe plaçkitën, një bibliotekë në Liverpul u dogj dhe disa policë u plagosën, thuhet në deklaratat e policisë.

“Dhuna kriminale dhe banditizmi në rrugët tona nuk do të tolerohen”, tha ministrja e Brendshme Yvette Cooper të shtunën vonë. “Forcat policore kanë mbështetjen time të plotë për të garantuar që ata që angazhohen në trazira kriminale të marrin ndëshkimet më të forta të mundshme”.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në vitin 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje në Londër.

Protestat po vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts