Shqiperia

“Bandat kriminale janë në qendrat e votimit”, Suli: Është kërcënuar komisioneri ynë në Vranisht, e kemi referuar në polici

bandat kriminale jane ne qendrat e votimit suli eshte kercenuar komisioneri yne ne vranisht e kemi referuar ne polici
bandat kriminale jane ne qendrat e votimit suli eshte kercenuar komisioneri yne ne vranisht e kemi referuar ne polici

Sekretari i OMONIAS dhe mbështetësi i kandidatit Petro Gjikurias, Marin Suli ka folur për mediat, pasi votoi për zgjedhjet në Himarë.

Ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se është aktivizuar administrata, duke bërë presion që të votohet Vangjel Tavo. Suli ka shtuar se bandat kanë kërcënuar komisionerë. Sipas tij, në Vranisht është kërcënuar komisioneri i Bashkë fitojmë dhe rasti është referuar në polici.

Marin Suli: Unë sapo votova për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, Petro Gjikuria. Gjërat duhet të kishin shkuar shumë më mirë në një vend demokratik. Jemi në një situatë, ku administrata rilindase e kryeministrit të vendit pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër mos të gjesh mbi 10-15 nëpunës shteti që bëjnë presion. Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, kanë kërcënuar me presion komisionerët tanë. Nuk janë zgjedhje në një vend me demokraci. Janë zgjedhje të sforcuara, Himara do të reagojë. Himara do ketë një kryetar bashkie europian dhe pro amerikan.

I bëj thirrje të gjithë himariotëve të shkojnë e të votojnë, të mos kenë frikë nga presionet e maskarenjve rrugeçërve dhe bandave të Edi Ramës. Po, ka raste kërcënimesh dhe ka ndodhur në Vranisht e ne kemi referuar dhe në polici. Në Vranisht, komisionerin tonë e kanë kërcënuar me jetë, kanë ndodhur situata të pakëndshme edhe në lagjen 1 maji. Nëpunës të administratës dhe punonjës të bashkisë na kanë kërcënuar. Ngjarjet janë referuar në polici, prisnim që policia të bëjë më tepër. Këto do jenë subjekt të kallëzimeve, që do bëjmë pas procesit zgjedhor. Ne kemi fituar, fitorja jonë është në kutitë e votimit. Por nuk mund të kënaqemi me këtë lloj parregullësish e shkeljesh të mëdha, siç është dhe fakti se 6400 zgjedhës nuk votojnë dot, që janë votues të Bashkë fitojmë dhe të PBDJNJ.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts