Shqiperia

“Vota ka shkuar 500 euro”, Noka nga Himara: Mbi 6 mijë himariotëve iu mohua e drejta për të votuar, do mbledhim prova

vota ka shkuar 500 euro noka nga himara mbi 6 mije himarioteve iu mohua e drejta per te votuar do mbledhim prova
vota ka shkuar 500 euro noka nga himara mbi 6 mije himarioteve iu mohua e drejta per te votuar do mbledhim prova

Deputeti i PD-së Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga Himara deklaroi se zgjedhjet sot në këtë bashki kanë pasur tepër problematika.

Noka u shpreh se 6157 votues të Himarës u mohua e drejta e votës, të cilët do të vendosini fatin e një procesi zgjedhor.

Flamur Noka: Në disa zona në Himarë, një votë ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren dhe në fund të procesit do të grumbullohen provat. E gjithë kjo masakër zgjedhore ka ndodhur, sepse në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara. SPAK i partisë ka vendosur të zhdukë provat për krimet zgjedhore. Himariotët kanë ndjerë terror, nëpër lokale rrinë drejtorë që shpërndajnë tapi e leje për fushatë.

[embedded content]

Ka zyrtarë e banditë që shpërndajnë para. Gjithë qeveria është këtu. Këtu ka krim elektoral, që në një vend ku ka drejtësi, kjo nuk do të ndodhte. Mbi 6000 qytetarëve iu është mohuar e drejta e votës. Se kush voton në Shqipëri e vendos Edi Rama. Celibashi ka frikë nga Edi Rama dhe gënjen. Maxhoranca e ka votën mall tregu, ka 3 javë këtu ka sekser. Ata janë superiorë për krimet zgjedhore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts