Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet të hënën me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar “zhvillimet në Lindjen e Mesme”, ka thënë Shtëpia e Bardhë, ndërsa SHBA- të vendosin avionë luftarakë dhe anije luftarake shtesë në rajon mes frikës në rritje për një sulm iranian në Izraeli.
Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes javën e kaluar të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukur , një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah. Të dy grupet mbështeten nga Irani, i cili është betuar për hakmarrje.
Biden do të flasë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, tha Shtëpia e Bardhë, ndërsa SHBA nis një raund të ri diplomacie që synon ftohjen e tensioneve.
“Qëllimi i përgjithshëm është ulja e tensioneve në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër atyre sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal,” tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në programin Face the Nation të CBS.
SHBA dhe Izraeli po përgatiten për çdo mundësi, shtoi Finer.
Por frika po rritet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza, e cila filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co