Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju ka skaduar afati? Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm: Ja ku mund të aplikoni

keni humbur dokumentet e udhetimit apo ju ka skaduar afati ministria e jashtme ka nje njoftim te rendesishem ja ku mund te aplikoni
keni humbur dokumentet e udhetimit apo ju ka skaduar afati ministria e jashtme ka nje njoftim te rendesishem ja ku mund te aplikoni

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, shërbimet konsullore online.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministri Igli Hasani, thekson se emigrantët mund të aplikojnë online në platformën e-albania.

“🟢 Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.
Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co