Shqiperia

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe plagosi me thikë 32-vjeçarin, prangoset adoleshenti

theu masen e arrestit shtepiak dhe plagosi me thike 32 vjecarin prangoset adoleshenti
theu masen e arrestit shtepiak dhe plagosi me thike 32 vjecarin prangoset adoleshenti

Një 17-vjeçar ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Pavarësia”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi me inicialet P.K., kishte thyer masën e ‘arrestit shtëpiak’.

“Policia arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.”, sqaron policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts