Shqiperia

“Fico ndërhyri në sistem për barnat skaduara në farmacinë e pediatrisë”, PD denoncon: Ja faktet! Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen!

Partia Demokratike ka akuzuar sërish Ministrinë e Shëndetësisë sa i takon medikamenteve të skaduara. Në një reagim publik, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar publikisht Albana Ficon se ka ndërhyrë në sistem dhe kalimin medikamenteve të skaduara në farmacinë e pediatrisë.

Vokshi bën thirrje që ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu të japë dorëheqje.

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, ALBANA VOKSHI:

Në deklaratën e fundi që kam bërë nga kjo foltore, mes denoncimeve të tjera, kam bërë edhe një denoncim në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e farmacive on line të QSUT, për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakon të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO.

Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.

Si mund të bëhej kjo?

Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës.

Kur unë e ngrita si shqetësim në dëgjesën që organizuam në Komisionin e shëndetësisë për skandalin te onkologjiku, Ministrja e shëndetësisë Koçiu, Drejtoresha e QSUT dhe Farmacisë Qendrore të QSUT e mohuan faktin ndërkohë që deputetët e PS u vunë përsëri në krah të skandalit në vend që të viheshin në krah të pacientit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre.

Në monitor kam shkëmbimin e emaileve mes ish drejtoreshës së QSUT Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani.

Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT Rigers Haxhiraj. Albana Fico në një email pas orës 23:00 të natës i jep porosi Rigersit që ë ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen pra datë 8 mars të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.

Nga emailet vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico.

Në tabelat e fundit jepet gjendja 1137 flakonë, në shumë 1.35 mln Euro,data skandencës 31.12.2023.

Qartazi duket ndërhyrja e bërë në datë 7 mars 2024.

Pyetjet që unë do t’i përsëris sot janë:

• Çfarë e shtyu Albana Fico, ish drejtoreshë e QSUT, që të kërkojë ndërhyrjen në sistem

• Pse u kërkua më insistim, që të hiqet data e skadencës, pra manipulimi I sistemit e të bëhej kalimi në farmacinë e pediatrisë? Kur sistemi, që është shumë I mirë nuk e lejon?

Në momentin që skadon ilaci, del e kuqe dhe asnjë veprim tjetër nuk mund të bëhet me atë medikament. Lëvizja mund të bëhet vetëm nëpërmjet manipulimit të sistemit dhe heqjen e datës së skadencës;

Ky medikament është ende në farmacinë qendrore. Edhe pse në korrespondencën e fundit ardhur nga Drejtoria e QSUT më është thënë që nuk ka sasi FEIBE të skaduar në Farmacinë Qendrore të QSUT.

Ky është një skandal shumë i madh. Është mashtruar Parlamenti, janë mashtruar deputetët e Parlamentit.

Kush është arsyeja që mashtrohet Parlamenti? Kush është arsyeja që mashtrohen deputetët duke shkelur kushtetutën dhe ligjin sepse kështu pengohet një nga funksionet kryesore të Parlamentit që është kontrolli mbi ekzekutivin.

Ministra Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT duhet menjëherë të japin dorëheqjen e të largohen pasi jo vetëm kanë dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit on line të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët.

Sot është koha çdo pacient, çdo familjar, çdo i afërm të reagojnë,për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor.

Të reagojnë për të mbrojtur shëndetin

Për të mbrojtur jetën, për të mos e lënë atë në duart e abuzuesve kriminelë që nuk kursejnë të rritur e fëmijë.

Derisa ata nuk ndalen në babësinë e tyre, duhet t i ndalim ne!

WhatsApp Image 2024 08 05 at 09.32.24
“Fico ndërhyri në sistem për barnat skaduara në farmacinë e pediatrisë”, PD denoncon: Ja faktet! Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen! 5
WhatsApp Image 2024 08 05 at 09.32.25
“Fico ndërhyri në sistem për barnat skaduara në farmacinë e pediatrisë”, PD denoncon: Ja faktet! Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen! 6
WhatsApp Image 2024 08 05 at 09.32.25 1
“Fico ndërhyri në sistem për barnat skaduara në farmacinë e pediatrisë”, PD denoncon: Ja faktet! Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen! 7
WhatsApp Image 2024 08 05 at 09.32.25 2
“Fico ndërhyri në sistem për barnat skaduara në farmacinë e pediatrisë”, PD denoncon: Ja faktet! Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen! 8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts