Bota

Elbasan/ Zjarr me përmasa të mëdha në fshatin Valas, digjen ullinj e drurë frutorë

elbasan zjarr me permasa te medha ne fshatin valas digjen ullinj e drure frutore
elbasan zjarr me permasa te medha ne fshatin valas digjen ullinj e drure frutore

Në fshatin Valas të Elbasanit është shfaqur një vatër zjarri rreth orës 11:30, e cila ka marrë përmasa shumë të mëdha më pas.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se situata është kthyer në problematike, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre si edhe disa hektarë me ullishta të reja dhe masive me drurë frutorë.

Në vendngjarje  kanë shkuar dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrëfikës të Elbasanit dhe Cerrikut, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts