Lifestyle

Dokumentari i ri për Elizabeth Taylor zbulon detaje të panjohura më parë të jetës së saj

dokumentari i ri per elizabeth taylor zbulon detaje te panjohura me pare te jetes se saj
dokumentari i ri per elizabeth taylor zbulon detaje te panjohura me pare te jetes se saj

Një dokumentar i ri për Elizabeth Taylor zbulon detaje rreth aspekteve të panjohura më parë të jetës së saj.

Dokumentari i HBO-së “Elizabeth Taylor: The Lost Tapes” përfshin një interviste të aktores së paparë kurrë më parë.

Në të, Elizabeth Taylor dëgjohet duke folur me reporterin e ndjerë Richard Merriman. Intervista daton mes viteve 1964 dhe 1965.

Ndër të tjera, i referohet reagimit të babait të saj, Francis Lane, kur mësoi për marrëdhënien që ajo kishte pasur në të kaluarën, konkretisht në vitin 1962, me Richard Burton. Ajo thotë se kur u publikua lajmi, aktorja mori shumë komente negative, pasi jo shumë kohë më parë ishte martuar me bashkëshortin e saj të katërt, Eddie Fisher, ndërsa Burton ishte martuar me Sybil Christopher.

Romanca e tyre e paligjshme filloi në xhirimet e filmit Cleopatra të vitit 1963, ku luajtën Elizabeth Taylor dhe Burton si Marc Anthony.

“Gazeta e Vatikanit kishte botuar një artikull duke thënë se unë isha aq e neveritshme saqë fëmijët e mi duhet t’i hiqnin nga unë, një sulm që në fakt më bëri të mendoja të vrisja veten”, tha ajo në dokumentar.

Mirëpo as babai i saj nuk reagoi mirë kur mori vesh për lidhjen e tyre të paligjshme. Siç tregon aktorja, sapo ka dëgjuar për “skandalin”, ai e ka quajtur “s**t”.

Çifti u nda nga bashkëshortët dhe u martua në vitin 1964. Pas 10 vitesh martesë, në vitin 1974 vendosën të divorcoheshin. Edhe pse pati një përpjekje për t’u ribashkuar në vitin 1975, ata përfundimisht nuk arritën të qëndronin së bashku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts