Zgjedhjet në Himarë/ Ben Andoni: Tavo organizator shumë i mirë, ja gabimet që bëri opozita

zgjedhjet ne himare ben andoni tavo organizator shume i mire ja gabimet qe beri opozita
zgjedhjet ne himare ben andoni tavo organizator shume i mire ja gabimet qe beri opozita

Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24 i konsideroi zgjedhjet e Himarës si zgjedhje politike. Ai tha se janë indikacioni që opozita duhet të mendojë shumë për zgjedhjet e ardhshme.

“Me atë që do të rrjedhë më vonë nuk do të kemi ndonjë ndryshim të madh për gjendjen e himariotëve. Ata kanë ditur si të jetojnë. Nëse mazhoranca zgjodhi një minoritar, opozita duhej të zgjidhte një njeri të zonës, mund të kishin gjetur një tjetër kandidat”, tha Andoni.

Ai tha se problemi më i madh i opozitës ishte fakti se iu bind shumë propozimit të PBDNJ-së, duke theksuar se dega e PD-së në Himarë nuk dinte asgjë për kandidatin, madje e kundërshtuan.

[embedded content]

“Z. Gjikuria gjatë fushatës u soll mirë, por nuk e njihte problematikën e zonës. Problemet më të mëdha të komunitetit të himariotëve nuk janë ato që kanë lidhje me 3 fshatra që po ngrihen shumë. Problemet më të mëdha i kanë fshatrat shqiptare. Keni Nivicën që lidhet me Kakomenë. Të dy kandidatët nuk e dinin se çfarë po ndodh me Kakomenë. Gjithashtu Lukova që vuan për ujë, ata nuk e dinin se ç’po ndodhte”, tha Andoni.

Analisti u shpreh se në zgjedhjet në Shqipëri votuesit shprehen pro ose kundër Kryeministrit, kjo ndodhi në këto zgjedhje, kjo do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Vangjel Tavo, ndryshe nga z.Gjikuria dhe z.Goro është një organizator shumë i mirë. Këtë e tregoi edhe në zgjedhjet e mbajtura në Himarë. Gjithashtu pamë angazhimin e Elisa Spiropalit, e cila është po kështu një organizatore shumë e fortë dhe këtë e provoi edhe në Shkodër.

Himariotët nuk pyesin shumë për presionin, pasi ata kanë ditur të mbijetojnë që nga koha e Mbretit Zog, më pas me pushtimet dhe në kohën e diktaturës.
Z. Tavo mbetet një lloj interlokutori, ka përvojë shumë të mirë, por nuk ëhstë njeri i zonës.

[embedded content]

Z. Gjikuria pati probleme që me identifikimin e tij nacionalist. Vota shkoi për z. Tavo, i cili e ka nisur fushatën që kur ishte Prefekt i Vlorës”, tha Andoni.

Referuar diferencës prej 1477 votash mes Tavos dhe Gjikurias, Andoni tha se mazhoranca arriti t’i përçojë fjalën të gjithë personave që janë aktivë, pasi në Himarë votojnë ata që janë aktivë. “Votuan më pak se 40% e votuesve të Himarës, këta janë njerëzit aktivë. Banorët e kuptuan që duke i dhënë votën mazhorancës mund të kthehen në zonë zhvillimi. Ata që janë në bregdet kanë interes që të marrin titujt e pronësisë, të shikojnë pronat e tyre se si zhvillohen”, tha Andoni.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →