Kosova

VIDEO/ Gabim apo provokim? Flamuri i Kosovës ngatërrohet gjatë vizitës së Albin Kurtit në Shkup

video gabim apo provokim flamuri i kosoves ngaterrohet gjate vizites se albin kurtit ne shkup
video gabim apo provokim flamuri i kosoves ngaterrohet gjate vizites se albin kurtit ne shkup

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga skandali i presidentes së Kosovës në aeroportin e Shkupit, një tjetër incident thuajse është finalizuar ditën e sotme gjatë vizitës së Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

Para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrit të Kosovës Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski është dalluar ngatërrimi i flamurit të Kosovës.

Në vend të tij, në sallën e konferencës ishte vendosur flamuri i Bashkimit Evropian.

Ky i fundit u pikas dhe u ndryshua vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts