“Divorci” me Partizanin, reagon Orges Shehi: Isha në takim me Demin dhe…

divorci me partizanin reagon orges shehi isha ne takim me demin dhe
divorci me partizanin reagon orges shehi isha ne takim me demin dhe

Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Tekniku durrsak është larguar nga drejtimi i të kuqve pas një mbledhje të zhvilluar sot me drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Vetë ish-trajneri ka treguar për “Panorama Sport” se ashtu siç kishte shpjeguar klubi në komunikatën për mediat, ky kishte qenë një vendim i përbashkët i palëve.

“Po, isha në takim me presidentin dhe vendosëm ta mbyllnim bashkëpunimin. I uroj gjithë të mirat personalisht Gaz Demit  dhe suksese Partizanit në të ardhmen”, ishin fjalët e Shehit pas këtij vendimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co