Ashtu siç u bë e ditur dhe më herët, është shtyrë haoja e kampit në Gjadër, ku do të strehohen emigrantë që do dërgohen nga autoritetet italiane. Ky fakt është bërë i ditur sot përmes një artikulli në ‘La Repubblica’. Kjo e fundit ka publikuar këtë të martë një artikull, ku bën me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.
Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se hapja e kampit do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit, pavarësisht deklaratave të kryeministres Meloni në prani të homologut të saj, Edi Rama.
Mes të tjerash media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që iu është bërë personave që do të menaxhojnë burgun prej 20-vendesh për emigrantët në Gjadër. Në këtë rregullore përcaktohet edhe mënyra se si do të vishen punonjësit dhe deri te pirja e kafesë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co