Rregullorja për metanin synon të reduktojë emetimet globale, ja çfarë përmban! Kontrolle sistematike për të zbuluar rrjedhje në tubacione

rregullorja per metanin synon te reduktoje emetimet globale ja cfare permban kontrolle sistematike per te zbuluar rrjedhje ne tubacione
rregullorja per metanin synon te reduktoje emetimet globale ja cfare permban kontrolle sistematike per te zbuluar rrjedhje ne tubacione

Metani është përgjegjës për një të tretën e ngrohjes globale. Për të frenuar emetimet e gazit BE-ja miratoi një rregullore të re. Megjithatë emetuesit më të mëdhenj nuk preken prej saj.

Kjo është rregullorja e parë përmes së cilës synohet të reduktohen emetimet e metanit në mbarë vendet e BE-së. Eurodeputetja e Gjelbër, Jutta Paulus, mendon se kjo rregullore mbyll një boshllëk të madh rregullator. “Metani është gazi i dytë më i rëndësishëm që ndikon klimën dhe gjatë 20 viteve të fundit ai ka një efekt 80 herë më fortë se CO2  dhe përqendrimet e metanit në atmosferë kanë arritur nivel rekord dhe vazhdojnë të rriten çdo vit”, tha ajo

Sipas Komisionit të BE-së rreth një e treta e ngrohjes globale ka si shkak metanin. Edhe pse metani mbetet në atmosferë për një kohë më të shkurtër se CO2, ai kontribuon më shumë për ngrohjen globale.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit rreth gjysma e emetimeve të metanit shkaktohen nga bujqësia, ndjekur nga ekonomia e menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë emetuesit më të mëdhenj fillimisht nuk do të preken nga kjo rregullore.

Në vend që të rregullojë veprimtarinë në këta sektorë në rregullore ka kërkesa më strikte për prodhimin dhe transportin e naftës, gazit dhe të qymyrit. Rafineritë e naftës dhe gazit dhe minierat e qymyrit duhet të zbatojnë në të ardhmen një sërë kërkesash lidhur me dokumentacionin e tyre.

Ndër të tjera rregullorja parashikon kontrolle sistematike për të diktuar në një fazë sa më të hershme rrjedhje në tubacionet e gazit, pompat e naftës ose gropat e shpimit.  Operatorët duhet të riparojnë plotësisht rrjedhjet që konstatohen në një afat prej 30 ditësh. Vënia rutinë e flakës për çlirimin e metanit nga puset e naftës dhe të gazit do të kufizohen në shkallë të gjërë deri në vitin 2027./DW

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →