Kampi në Gjadër hapet më 1 shtator, La Repubblica publikon rregulloren për punonjësit italianë: Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare dhe kujdes me veshjen, lakuriqësia…

kampi ne gjader hapet me 1 shtator la repubblica publikon rregulloren per punonjesit italiane shmangni shoqerimin me grate shqiptare dhe kujdes me veshjen lakuriqesia





































La Repubblica ka publikuar rregulloren me udhëzimet që iu janë dhënë italianëve që do të punësohen në kampin në Gjadër dhe që pritet të hapet më 1 Shtator për të pritur emigrantët e parë.

44

Manuali me rregullat iu është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit për personat që do të dërgohen për të menaxhuar kampin e pritjes së refugjatëve në Gjadër përcaktohet nga mënyra se si të vishen deri tek pirja e kafes.

Disa prej rregullat etike që duhet të ndjekin:

Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme:

-Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që mos iu prezantoni kurrë me një qasje superiore

-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo ekspozimi i veshjes në publik nuk është e mirëseardhur

-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare. Është shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Një burrë që shikon gruan e tij me një burrë tjetër mund të reagojë keq.

-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, s’ka as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale

-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë besimi mysliman (mbi 50% të popullsisë), ka bashkëjetesë fetare

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →