SHBA-ja beson se një luftë me përmasa më të gjera në Lindjen e Mesme nuk është e afërt

shba ja beson se nje lufte me permasa me te gjera ne lindjen e mesme nuk eshte e afert
shba ja beson se nje lufte me permasa me te gjera ne lindjen e mesme nuk eshte e afert

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se beson që një luftë rajonale në shkallë më të gjerë në Lindjen e Mesme nuk është e afërt, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti i Mbrojtjes, zëvendëszëdhënësja e Departamentit, Sabrina Singh, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pas pyetjes nëse një sulm iranian ndaj Izraelit është i afërt, Singh tha se ata kategorikisht nuk duan ta shohin këtë dhe shtoi se “ata besojnë se një luftë rajonale në shkallë më të gjerë nuk është e afërt” në Lindjen e Mesme.

Singh vuri në dukje se ata besojnë që rruga më e mirë për të ulur tensionin në rajon është arritja e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza dhe “kthimi i pengjeve amerikanë në shtëpitë e tyre”.

Duke thënë se ata dërguan forca shtesë në rajon për të dhënë një mesazh “parandalimi” Singh mbrojti idenë se forcat amerikane vazhdojnë të vendosen në Lindjen e Mesme për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit, për të forcuar mbrojtjen e forcave amerikane dhe për të siguruar që ata të jenë të gatshëm të japin përgjigje ndaj situatave të papritura.

Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukur një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →