Pamjet që shihni tregojnë banesën ku ndodhi krimi i rëndë që tronditi Konispolin dhe mbarë vendin. 69-vjeçari Huso Islamaj, dyshohet se në sherr e sipër vrau me sëpatë gruan e tij, ndërsa pas konfliktit, i biri e hodhi nga shkallët dhe për pasojë gjeti vdekjen.
BalkanWeb ka siguruar pamjet nga banesa, ku shihet se të afërm të familjes Islamaj ndodhen në oborr, po ashtu ka dhe prani të madhe të forcave policore.
Ndërkohë, trupat e burrë e grua, ndodhen ende në banesë, ndërsa më pas autoambulanca ka bërë të mundur dërgimin e tyre drejt morgut të spitalit të Sarandës. Policia po heton dhe djalin e çiftit, nëse fshihet ai pas krimit, ndërsa tashmë po jep dëshminë e tij në polici.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co