Bota

Maduro i shpall “luftë” Whats app-it: Përdoret nga fashistë për të kërcënuar Venezuelën

maduro i shpall lufte whats app it perdoret nga fashiste per te kercenuar venezuelen
maduro i shpall lufte whats app it perdoret nga fashiste per te kercenuar venezuelen

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha në një deklaratë për mediat se vendi i tij do të ndërpresë marrëdhëniet me Whatsapp-in.

Maduro pretendon se aplikacioni popullor, në pronësi të Meta-s përdoret nga “fashistët” për të kërcënuar Venezuelën.

“Do i ndërpres marrëdhëniet me Whatsapp. Kjo sepse po e përdorin për ta kërcënuar Venezuelën dhe më pas do e fshij Whatsapp nga celulari im përgjithnjë. Pak nga pak, kontaktet e mia do i transferoj në Telegram.

Nga Whatsapp po kërcënohet ushtria venezueliane. Përmes këtij aplikacioni, ata po kërcënojnë këdo që nuk është pro fashizmit. Do të zhvillohet me hapa, së pari tërheqje nga Whatsapp e më pas fshirje të aplikacionit”, tha Maduro.

Më tej, ai iu ka kërkuar venezuelianëve që vetë atë mund ta ndjekin në Telegram dhe në WeChat./Bloomberg/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts