Shqiperia

Burri vrau me sëpatë gruan, djali u hakmor duke e hedhur nga shkallët dhe gjeti vdekjen, trupat e çiftit në Konispol do iu bëhet ekspertiza në Tiranë

burri vrau me sepate gruan djali u hakmor duke e hedhur nga shkallet dhe gjeti vdekjen trupat e ciftit ne konispol do iu behet ekspertiza ne tirane
burri vrau me sepate gruan djali u hakmor duke e hedhur nga shkallet dhe gjeti vdekjen trupat e ciftit ne konispol do iu behet ekspertiza ne tirane

Viktimat e ngjarjes së Shalësit në Konispol do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Shpresa Dine. Mësohet se pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt, 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.

Siç raportoi edhe policia, në sherr e sipër 69-vjeçari dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Sakaq, pasi u njoftua për krimin e rëndë, djali i tij ka nisur të zihet me të moshuarin dhe më pas e ka hedhur nga shkallët.

Për pasojë edhe i moshuari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sakaq, djali i çiftit, Klement Islamaj është shoqëruar në polici, ku ka dhënë dhe dëshminë për ngjarjen në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts