Bota Lifestyle

Fotografia e harruar, rishkruan historinë e Luftës së Dytë Botërore

fotografia e harruar rishkruan historine e luftes se dyte boterore
fotografia e harruar rishkruan historine e luftes se dyte boterore

Më 26 gusht 1944, një ditë pas çlirimit të Parisit, gjenerali Sharl de Gol [Charles de Gaulle] eci nëpër avenynë Elize [Champs-Élysées], mes skenave të një rrëmuje të shkaktuar nga emocionet. Lideri i Francës së Lirë u kthye në kryeqytet, për ta rivënë pushtetin pas katër vjetëve të pushtimit nazist.

“Kishte shkrepje të vazhdueshme nga fotoaparatet e shtypit”, shkruan Matthew Cobb në Njëmbëdhjetë ditët e gushtit [Eleven Days in August] – rrëfimi i tij për çlirimin ku përshkruan “kaosin e gëzueshëm që mbretëronte prapa qarkut masiv të policëve dhe zjarrfikësve të vendosur rreth perimetrit të Sheshit të Yjeve [Place de l’Étoile]”. Fotografitë e asaj dite e tregojnë një histori të rëndësishme, edhe pse pak të njohur. Atje, mes të dëfrimit, së bashku me turmat të cilat festonin dhe me zyrtarët e ngrysur, fotoaparatet kapën një burrë të vogël të zi, duke ecur në procesion disa metra larg Gjeneralit. Emri i tij është Georges Dukson.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts