Grupi i armatosur libanez Hezbollah lëshoi dronë në caqet ushtarake në Izraelin verior më 6 gusht.
Në një deklaratë, grupi tha se nisi një sulm ajror “me një skuadron dronësh vetëvrasës, të cilët synonin selinë e Brigadës Golani dhe selinë e Njësisë 621 Egoz në kazermat Shraga, në veri të Akrës së pushtuar”.
Hezbollahu i Libanit goditi bazat ushtarake rreth 20 km larg Izraelit, duke plagosur gjithashtu civilë, disa “seriozisht”.
Kështu, grupi ushtarak libanez po reagon ndaj vrasjes së një prej komandantëve të tij të lartë ushtarakë në një sulm izraelit në Bejrut javën e kaluar.
Ndërkohë, mediat libaneze raportojnë mbi fluturime të nivelit të ulët të avionëve izraelitë mbi kryeqytetin libanez Bejrut dhe periferitë e tij.
Luftëtarët izraelitë, shkruajnë gazetat lokale, “kanë thyer barrierën e zërit”.
“Armiku”, pra Izraeli, “thyen barrierën e zërit në periferi jugore” të Bejrutit, bastioni tradicional i Hezbollahut libanez, “për të frikësuar njerëzit e mbledhur për ceremoninë”, tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Breaking
Loudest sonic boom I have ever heard in the past few weeks over Beirut. Jets were right above us in downtown Beirut
This is what we saw pic.twitter.com/rkMU4umbG6
— Nafiseh Kohnavard (@nafisehkBBC) August 6, 2024
Përleshjet midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite u intensifikuan pas sulmit izraelit në Dahieh në periferi jugore të Bejrutit, i cili vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shokor dhe shtatë civilë.
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah kërcënoi me një përgjigje përfundimtare dhe të dhimbshme ndaj sulmit izraelit, në kohën dhe vendin e duhur. Ndërkohë, Tel Avivi ka frikë edhe nga reagimi i regjimit në Teheran, ku u vra ditët e fundit lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.
Drone të tipit Shahed
Izraeli gjithashtu konfirmoi sulmin me dron nga Hezbollahu. Sirenat e alarmit janë lëshuar disa herë në orët e fundit në veri të Izraelit për shkak të një numri të caktuar dronësh që vijnë nga Libani, njoftoi ushtria izraelite (IDF).
Një nga dronët u kap, ndërsa disa civilë u plagosën në jug të Nahariya.
Trupat izraelite shtuan se alarmet janë dhënë edhe në pritje të hedhjes së bombave dhe rënies së shrapnelit si pasojë. Një nga dronët thuhet se u ul në mes të një autostrade, por nuk goditi asnjë makinë.
Dronët e përdorur për sulmin e Hezbollahut në Galilenë Perëndimore do të jenë avionë pa pilot të tipit Shahed 101. Ky vlerësim del nga Qendra që studion sfidat e sigurisë së Izraelit në veri, siç raportohet nga shtypi izraelit. Sipas informacioneve të disponueshme, deri para disa javësh milicia shiite libaneze përdorte kryesisht dronin vetëvrasës të tipit T Ababil.
Tensionet përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit u rritën më 8 tetor 2023, pas një breshërie raketash të lëshuara nga Hezbollahu drejt Izraelit, në shenjë solidariteti me sulmin e nisur nga Hamasi një ditë më parë në jug të shtetit hebre.
Izraeli më pas u kundërpërgjigj, duke gjuajtur artileri të rëndë drejt Libanit juglindor.
Hezbollah fired several explosive drones at Northern Israel today. One was filmed hitting a car on a highway😔 pic.twitter.com/VybJDZ3aP4
— Cheryl E 🇮🇱🇮🇱🇮🇱🎗️ (@CherylWroteIt) August 6, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co