Shqiperia

Teliti këshillon qeverinë: Turizmi rritet me investime, masa konkrete dhe politika taksimi të duhura

teliti keshillon qeverine turizmi rritet me investime masa konkrete dhe politika taksimi te duhura
teliti keshillon qeverine turizmi rritet me investime masa konkrete dhe politika taksimi te duhura

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, nxjerr pamjet e cadrave bosh, të turizmit duke pretenduar për rënien që po përballet vendi në këtë sezon veror.

Teliti shprehet se turizmi nuk rritet me propagandë videosh 4K, por me investime, masa konkrete dhe politika taksimi të duhura, për të nxjerrë në pah avantazhet konkurruese të vendit!

Situata e turizmit në vend është kthyer prej kohësh në një përballje shifrash dhe pamjesh mes Qeverisë në njërën anë dhe opozitës në anën tjetër. Kryeministri Edi Rama po përdor numrin e lartë të turistëve në vend për të treguar jo thjesht suksesin e Qeverisë, por Shqipërinë turistike. Në anën tjetër opozita pretendon se Shqipëria është braktisur nga turistët.

Postimi nga Dorian Teliti:

Ku turizmi? Propaganda vs Realiteti!

❌Propaganda: numri i turistëve më i lartë se vitin e kaluar.

📌Realiteti: shikoni pamjet miq nga plazhi i Zvernecit👇(pamje që i ndesh edhe në zona të tjera në jug të vendit).

👉Në kulm të sezonit, në orar mesdite, turistët numërohen me gishtat e dorës.

👉Operatorët turistikë, marketet dhe sidomos restorantet ankohen për rënien e ndjeshme të konsumit, rënie që në varësi të zonave të ndryshme në jug të vendit, varion nga -10% deri ne -40% krahasuar me vjet.

❌Propaganda: kemi tre muaj të verës plot e përplot me turistë.

📌Realiteti: turizmi vendas në dorë vetëm të dy ditëve të fundjavës, ditët e tjera të ngjashme me këto pamje.

🔷Një qeveri e përgjegjshme duhet të ketë vizion, të japë mbështetje, të kryejë investime publike të nevojshme, të ngrejë shkolla profesionale për sektorin, të aplikojë një sistem taksimi të njëjtë për të gjithë operatorët e tregut, e jo të bëjë vetëm video me drona 4K duke u krenuar thjesht me “dhuratën e mrekullive të natyrës”.

🆘Një arsye më shumë për të sjellë ndryshimin, për të kthyer sa më shpejt vëmendjen te avantazhet konkurruese të Shqipërisë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts