“Nuk jam kriminel!”- Në kërkim nga policia e Kosovës bashkë me Noizy-n për dhunimin e Medi Isenit, reagon Dj Crax: Vij nga një familje dëshmorësh, ndihem i turpëruar

nuk jam kriminel ne kerkim nga policia e kosoves bashke me noizy n per dhunimin e medi isenit reagon dj crax vij nga nje familje deshmoresh ndihem i turperuar





































Pas deklaratave të Noizyt dhe Stresit, lidhur me ngjarjen në Pejë, ku dy reperët akuzohen se kanë dhunuar Medi Isenin, një personazh i njohur në TikTok, ka reaguar dhe Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit si Dj Crax, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, bashkë me Noizy-n.

medi iseni noizy Dj Crax

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bajraktari shprehet se nuk është kriminel që policia ta shpallë në kërkim, ndërsa shton se nuk i fshihet drejtësisë.

“Por kjo që po ndodh është shumë e padrejtë, ndaj meje dhe ndaj shokut tim. Vij nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me traditë shqiptare dhe ndihem i turpëruar për gjithë këtë ngjarje”, shkruan ai.

Më tej ai shprehet se shpreson që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe që çdo gjë do vij në vendin e vet.

Ndër të tjera, Dj Crack shkruan se ai dhe Noizy nuk kanë lënë vend për dhunë në asnjë moment.

“Ne nuk kemi lenë vend për dhunë në asnjë moment, jo sot po as dje e as nesër, puna jonë ka qenë dhe do jetë e pastër duke mos e ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha, duke iu shmang problemeve gjithë kohës”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: “Nuk jam në arrati”- Në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se dhunoi personazhin e TikTok, reagon sërish Noizy: S’kam lidhje me ngjarjen, më është ngritur kurth!

Reagimi i plotë

I kërkoj ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve për rastin e fundit. Unë nuk jam kriminel mem shpall n ‘kërkim as nuk i largohem drejtësisë po kjo qe po ndodh edhe shumë e padrejte, ndaj meje dhe ndaj shokut tim. Vi nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me tradite SHQIPETARE dhe ndihem i turpëruar për gjithë ketë ngjarje. Uroj qe organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe nuk dyshoj qe çdo gjë do bij në vendin e vet. Ne nuk kemi len vend për dhunë në asnjë moment jo sot po as dje e as nesër, puna jon ka qen dhe do jetë e pastër duke mos e ngacmu asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmang problemeve gjithë kohës. Edhe njëherë i kërkoj falje posaçërisht familjes time të gjerë dhe ju premtoj që çdo gjë do jetë në dorën e drejtësisë. Faleminderit për mbështetjen dhe respekt për të gjithë.

dj cracks

LEXONI EDHE: “I kam duart e prera”- Akuzohet se bashkë me Noizyn ka dhunuar Medi Isenin, Stresi tregon momentin e përleshjes: Situata doli jashtë kontrollit, ishim 30 vetë! Ja si nisi sherri

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co