Bota

Droni ukrainas godet ambulancën në Kursk të Rusisë, vdes shoferi dhe ndihmës mjeku, plagoset një tjetër

droni ukrainas godet ambulancen ne kursk te rusise vdes shoferi dhe ndihmes mjeku plagoset nje tjeter
droni ukrainas godet ambulancen ne kursk te rusise vdes shoferi dhe ndihmes mjeku plagoset nje tjeter

Një mjet sulmi ajror pa pilot i nisur nga Ukraina goditi një ambulancë pranë qytetit Suncha në Rajonin Kursk të Rusisë (në jugperëndim), duke vrarë shoferin dhe një ndihmës mjek, njoftoi përmes Telegram guvernatori rajonal në detyrë Alexei Smirnov.

Sipas zyrtarit, një mjek në autoambulancë ka mbetur i plagosur.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë koment nga pala e Kievit. Të dyja palët mohojnë se kanë shënjestruar civilët në luftën Rusi-Ukrainë nga shkurti i vitit 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts