Shqiperia

Arrestimi i Noyzit dhe i Dj Crax pas sherrit në Pejë, policia informacion zyrtar

arrestimi i noyzit dhe i dj crax pas sherrit ne peje policia informacion zyrtar
arrestimi i noyzit dhe i dj crax pas sherrit ne peje policia informacion zyrtar

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e Noizyt dhe Dj Crax, pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë. Policia e Kosovë para disa dite kërkoi ndihmën e qytetarëve pë kapjen e Noizyt.

Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts