Bota

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë nën akullnajat e Antarktidës/ Por më pas, zhduket edhe…

droni nenujor ben zbulimin e rralle nen akullnajat e antarktides por me pas zhduket edhe
droni nenujor ben zbulimin e rralle nen akullnajat e antarktides por me pas zhduket edhe

Një dron nënujor ka gjetur një strukturë misterioze natyrore 400 metra nën Antarktidë

Antarktida është një nga rajonet më misterioze në planet dhe për të cilën nuk mungojnë as teoritë konspirative, nga “qyteti i humbur”, deri tek “e pushtuar nga alienët”.

Jo vetëm që përfshin disa nga vendet më të ftohta në sipërfaqen e Tokës, por është gjithashtu interesante të dihet pse aeroplanët nuk fluturojnë kurrë mbi Antarktidë. Pothuajse e paeksploruar nga studiuesit dhe e veshur nga misteri se çfarë përmban. Por tani, është një dron nënujor që po kërkon të zbulojë “çelësat” e nivelit të ardhshëm të detit dhe një strukturë misterioze.

“Ran” është emri i dronit (nëndetëse ujore), që është përdorur nga shkencëtarët nga Universiteti i Goteborgut, në Antarktidën Perëndimore, për të hetuar një zgavër të fshehur nën raftin e akullit Dotson. Nëndetësja ka punuar për 27 ditë dhe ka udhëtuar pothuajse 1000 kilometra, për të marrë harta me rezolucion të lartë të asaj që fshihet nën akull.

Ky studim, rezultatet e të cilit janë paraqitur në një artikull të botuar në revistën shkencore Science Advances, ka demonstruar disa informacione që diheshin tashmë, si për shembull se akullnaja shkrihet më shpejt në zonat ku rrymat nëntokësore janë më të fuqishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts