Izraeli ka urdhëruar banorët dhe palestinezët e zhvendosur që të evakuojnë zonën Beit Hanoon të qytetit të Gazës, pasi mediat lokale paralajmërojnë se një operacion i ushtrisë izraelite në shkallë të gjerë pritet të fillojë atje së shpejti.
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 10 të plagosur në sulmet izraelite gjatë natës që shkatërruan dy shtëpi dhe tenda që strehonin të zhvendosurit në Deir el-Balah të Gazës qendrore.
Hamasi ka emëruar liderin e tij në Gaza, Yahya Sinwar , si shefin e ri politik të lëvizjes për të zëvendësuar Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran në një sulm që i atribuohet gjerësisht Izraelit.
Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha në një intervistë se Izraeli mbetet i përkushtuar për të vrarë Sinwar pas lajmeve për zgjedhjen e tij si udhëheqës i ri i byrosë politike të Hamasit.
Të paktën 39,677 njerëz janë vrarë dhe 91,645 janë plagosur në luftën e Izraelit në Gaza . Rreth 1,139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamas më 7 tetor dhe më shumë se 200 u zunë robër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co